JiL.al - Jeto i Lumtur

Tronditëse/ Nëna ther djalin 4-vjeçar me thikë në sy të gjyshes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një nënë nga Teksasi ka vrarë me thikë djalin e saj 4-vjeçar në sy të gjyshes së tij. Monica Figueroa është akuzuar për vrasje kapitale për vdekjen e 4-vjeçarit Grayson Hurt. Autorja e krimit, Monica Figueroa është arrestuar për vrasje ndërsa e ëma e saj, Mary Johnson është vënë gjithashtu në pranga për rrezikimin e një fëmije.

Johnson ka thirrur autoritetet në shtëpinë e vajzës së saj rreth orës 6:40 të mëngjesit. Ajo i ka thënë policisë se kishte frikë se e bija kishte dëmtuar Grayson-in. Policia e ka gjetur trupin e 4-vjeçarit të mbuluar pjesërisht me një batanije. Më pas hetuesit kanë zbuluar se fëmija kishte vdekur prej orësh.

Johnson i ka treguar policisë se e kishte parë të bijën duke goditur mbi batanije me një thikë me dorezë druri. Fillimisht ajo ka dëgjuar ulërimat e nipit të cilat më pas janë shuar. Gjyshja dyshohet se është larguar pasi e bija e ka kërcënuar. Ajo është kthyer të nesërmen dhe ka njoftuar policinë.

Lexo të radhë

Fituan provën, ja sa ka shkuar në total çmimi i madh i banorëve…

E TURPSHME: Produksioni nxjerr Sabianin dhe fut në lojë si banor ish të dashurin e Kejsit që të….

Scroll to Top