Sa para janë mbledhur deri më tani për Luizin, nuk do ta besoni shumë e çmendur

Jil
Jil
1 Min Read

Faqja zyrtare e Luizit në Instagram ende s’kishte reaguar drejtpërdrejt për llogarinë GoFundMe të hapur nga kunati i konkurrentit, megjithëse kishte promovuar llogarinë e këtij të fundit.

Mirëpo sot, personi që fshihet pas llogarisë së Luizit (Migena, shoqja e tij), ka treguar se në fakt e mbështet nismën dhe “kërkon” kontribut parash për këngëtarin.

“SQARIM: GoFundMe është një platformë amerikane dhe është platforma më transparente e mbledhjes së fondeve për çdo nevojë, plotësim ëndrrash apo ndodhi të tjera jetësore. Prandaj familja zgjodhi këtë platformë zyrtare mbështetjeje për fansat e Luizit që kanë shprehur këtë dëshirë”.

Mirëpo, në llogarinë zyrtare të këngëtarit ende lë dyshime qëllimi i mbledhjes së këtyre fondeve, pavarësisht platformës transparente me të cilën po operohet.

“Për çdo nevojë, plotësim ëndrrash apo ndodhi të tjera jetësore” është fjalia që ende i lë ndjekësit në dyshime, duke rikujtuar edhe problemin shëndetësor të Luizit, që më vonë vetë këngëtari e quajti një gënjeshtër.

Deri tani, 94 persona kanë kontribuar me 10,025$ dollarë për Luiz Ejllin, ndërsa kontributet vazhdojnë të rriten për të kapur shifrën 250,000 dollarë, që në fakt është më e lartë se çmimi i “BBV”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *