Olta ka një mendim ndryshe për ecurinë e lojës së Luizit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Aktorja, teksa po fliste ditën e sotme me Kristin, tha se Luizi dëshiron që Kiara të dalë nga shtëpia, pavarësisht se nuk e thotë dot këtë gjë. Ajo shtoi se Luizi e dashuron Kiarën, por në këtë lojë mezi po pret të jetë vetëm.
Sipas saj, përveç lojës që duhet të bëj, Luizi ‘detyrohet’ t’i japë shpjegime Kiarës për çdo dhe kjo situatë e lodh akoma më shumë.
“I kam thënë, ti duhet ta vazhdosh lojën vetëm Luiz. Tani ai duhet t’i japë edhe sqarime asaj. Ai po lodhet ‘double’ për çdo gjë, më beso se ai do që ta luajë vetëm. Nuk e thotë dot dhe nuk ka për ta thënë kurrë. Te Luizi unë lexoj disa gjëra që nuk i thotë. Jam e sigurtë se do donte ta vazhdonte vetëm dhe ka të drejtë. Është lodhur ai nga kjo histori”
“Bashkë ose asnjë në finale”/Çfarë po planifikon Luizi? Vendimi do shkaktojë zemërim tek fansat
197 km/orë dhe pa rrip sigurimi! E pëson keq i riu i “guximshëm”…
Pasi fitoi vetë BBV, Stresi kërkon mbështetjen për Luizin: Djal shembullor, po bën…