VIDEO/ Luizi ndjek sërish planin e kanadezit, ja skenari i pazakontë që u tregoi banorëve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Luiz Ejlli e ka studiuar aq mirë lojën në ‘Big Brother Canada’ sa e di aq mirë se çfarë do ndodhë brenda. Studimin e bërë, ai e risolli në jetë me “kurthin” që i ngriti Armaldos dhe Kristit në tualet, i ka kopjuar nga James.

Sot, duke biseduar me banorët në oborr, ai tha se një nomimin i ngjashëm me të kësaj jave, ndodhi edhe në Kanada, ku dy lojtarë të fortë, dolën “kokë më kokë” me njëri-tjetrin. Luizi tha se ka gjasa që në nominim të shkojnë Kristi dhe Qetsori. I pyetur nga Olta se çfarë do bëjë ai, nëse publiku dërgon në televotim atë dhe Kiarës, Luizi tha se ai nuk ka për të bërë asgjë, pasi nëse ata të dyja dalin “kokë më kokë” me njëra-tjetrën, largohet Olta.

‘Nëse del me Kiarën ti je jashtë. Ka James skema prapë, ka pasur gruan ai aty e shkoi në finale me gruan. Ka qënë në finale me njërin James, me një super të fortë dhe e kishte gruan në nominim kokë më kokë brenda. Hata ndodhën gjatë atyre 4 ditëve. Kanadezit iu vu e gjithë shtëpia.”

Kujtojmë se këtë javë, Olta-Kiara dhe Qetsor-Kristi janë në televotim si çifte. Ata u dërguan në televotim nga Nita, e cila kishte mundësinë të hapte “Kutinë e Pandorës”. Njëri prej çifteve do shkojë direkt në nominim nesër, dhe njëri prej banorëve, mes Oltës, Kiarës, Kristit dhe Qetsorit, do largohet përfundimisht nga shtëpia.

LEXO TË RADHË

FOTO/ Futbollisti shqiptar i bën surprizën e papritur Luizit në shtëpinë e Big…

Shakaja “pa kripë” e Deas për fëmijët jetim që bëri bujë në rrjet, ja vendimi i papritur i blogeres…

Kunati i Luizit surprizoji këngëtarin, por nuk e përmendi Kiarën/ Flet miku i…

Scroll to Top