Luizi dhe Kiara kanë lexuar gjatë ditës së djeshme mesazhet nga fansat e tyre, teksa ndodheshin në dhomën surprizë. Por fansat në komentet e faqjes zyrtare të Big Brother kanë shpërthyer në kritika ndaj saj. Sipas tyre Kiara u bë xheloze pse Luizi kishte marrë shumë mesazhe se ajo dhe në fakt mesazhet për Luizin ishte të panumërta.
Teksa Luizi lexonte mesazhet, Kiara u pa të largohej disa herë duke mos i kushtuar rëndësi teksa kërkonte me ngulm të hynte në dhomën e rrëfimit, gjë e cila ka shkaktuar mjaft reagime tek ndjekësit.Përpos droneve të panumërt dhe mesazhe të shumtë nëpërmjet aplikacionit “Big Love”, Luizi ka diçka për t’iu thënë ndjekësve të tij.
Teksa ndodhej në suitën e fituar nga Kiara, Luizi është shprehur falenderues ndaj ndjekësve të tij pasi ia kanë bërë jetën më të bukur me mesazhet qe po i dergojne gjithmone. “O jeni të mirë o zot ma keni zbukuru ditën, jetën, realisht. Ishalla o zot ju kena dhuru veç kënaqësi, veç gëzim, veç buzëqeshje dhe lojë të fortë dhe ishalla po gëzojmë të gjithë bashkë në fund. Uroj mos t’iu zhgënjej kurrë”, shprehet Luizi.
Ndersa ne kete video qe eshte publikuar ne faqen zyrtare te Big Brother Vip Albania ne Instagram, Luizi mori prape mesazhe te shumta duke e falenderuar se ai eshte falenderues per mesazhet qe i dergojne dhuratat dhe dronat. Ata e cilesojne si njeri me kembe ne toke qe eshte gjithmone falenderues por kete mendim nuk paten edhe per Kiaren te dashuren e tij