“Gocat më të bukura janë në Rrëshen”/ Tjetër detaj që na shtyn të mendojmë se Jurgena është ish e dashura e Luizit

Jil
Jil
2 Min Read

Për shkak të “historisë” me Instagramin e Luizit ditën e djeshme, ku filloi përplasja mes personave që e menaxhon dhe mbështetësve të tij kryesor, shoku i këngëtarit Meridian Ramcaj përmes postimeve në InstaStory ka zbuluar emrin e plotë të vajzës që menaxhon Instagrmin e Luizit dhe ajo quhet Jurgena Tusha.

Shpesh në media është aluduar se ajo ka qenë e dashura e Luizit, para se ky i fundit të futej në Big Brother Vip.

Shkak ka qenë deklarata e tij se e dashura e tij e fundit e ka patur emrin Gena dhe fjalët e mira që ka thënë për Jurgenën që i menaxhon Instagramin, gjatë një bisede me Kiarën.

Por, së fundmi ka dalë një tjetër detaj që i shton edhe më shumë dyshimet se Jurgena, vajza që i menaxhon Instagram Luizit, mund të ketë qenë e dashura e tij.

Gjatë një bisede me banorët e tjerë të “Big Brother Vip”, Luizi ka deklaruar se vajzat më të nukura në Shqipëri janë nga Rrësheni.

“A e dini se kush janë gocat më të bukura në Shqipëri? Në Rrëshen, yje, Mirdita ka yje, komplet ajo zona aty. Kur dilte ekipi i Minatorit në vollejboll të femrave, domethënë komplet Shkodra …(qesh)” shprehet Luizi.

Por, mediat rozë kanë mësuar se Jurgena Tusha, vajza që i menaxhon instagramin Luizit është nga Rrësheni i Mirditës. Ajo është 28 vjeçe dhe punon tek Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e grupit të OSHEE-së.

A mos ndoshta Luizi tha se vajzat më të bukura janë nga Rrësheni për shkak të Jurgenës?

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *