Të ndarë në çifte, mbrëmjen e djeshme banorët luajtën “Playstation”, lojë e cila ndryshoi tërësisht atmosferën në shtëpi.
Pasi përfunduan lojën, të gjithë banorët dolën në oborr, ku si çdo natë tjetër, nuk kishin si të mungonin debatet.
Ishte Luizi dhe Kristi ata të cilët patën një “përplasje” me njëri-tjetrin dhe i gjithë debati nisi më kot. Teksa të dy po ngacmoheshin me fjalë, Luizi përdori një fjalë të ulët që nuk i pëlqeu fare Kristit.
Ky i fundit e cilësoi Luizin burracak, pasi sipas tij, ofendim in e tha nëpër dhëmbë dhe kishte frikë ta përsëriste.
Teksa Kristi fliste, Luizi thuajse e injoroi gjithë kohën, madje i tha atij të mos kopjoje veprimet e tij, por të bëjë siç thotë ai.
Luizi: Po ik o Kristi ik! Të kam thënë, mos bëj çfarë bëj unë, por bëj si them unë.
Kristi: Unë nuk bëj as çfarë thua ti dhe as çfarë bën ti. Unë po të nxjerr ty, ashtu si je. Kokrrën e banalit që je.
Luizi: Po ulu o Krist, ulu.