GREQI- Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi akuzohet për grabitje. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka grabitur katër dyqane nën kërcënimin e thikës.
Gjatë muajit shkurt, i riu shqiptar ka hyrë me thikë në dorë në 4 dyqane të ndryshme, dhe duke kërcënuar shitëset, ka marrë paratë.
Ai ka arritur të marrë rreth 1360 euro. Paratë, thika dhe rrobat që kishte veshur gjatë grabitjeve u gjetën në shtëpinë e tij.NOA.AL