JiL.al - Jeto i Lumtur

Qelluan me armë zjarri në drejtim të një banese në Mamurras, shpallen në kërkim dy autorët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Mamurrasit ku mësohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri drejt një banese.

Sipas burimeve dy djem janë konfliktuar me një tjetër person dhe më pas kanë gjuajtur në drejtim të banesës së tij me armë.

Autorët e ngjarjes janë identifikuar si Paulor Noka dhe Romario Gjoni.

Njoftim i policisë:

Kanosën me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Policia e Kurbinit identifikon dhe shpall në kërkim 2 autorët e dyshuar.

Rreth orës 19:00, në lagjen “Demokracia”, Mamurras, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit P. N. dhe R. Gj., banues në Mamurras, kanë kanosur shtetasin Sh. N., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë dhe FNSH Shkodër.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Scroll to Top