Kiara përlotet ndërsa sheh një klip të përpmbledhur ndërsa ka qenë e ftuar në “Fan Club”, një ditë pas daljes nga shtëpia e BBV2.
“Më falni se ndihem e emocionuar. Kur shoh tani pjesë nga klipi, mu kujtuan dhe gjëra që edhe i kisha harruar.
Kur e shoh tani që kam dalë jashtë, dhe më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim.
Kërkoj ndjesë kur ndonjëherë duket sikur mua është dukur sikur po ndodhte gjëma, por thjesht ka qenë presioni.
Ndihem shumë e lumtur sepse kam përjetuar 90 ditë brenda me njeriun e zemrës”, tha Kiara e emocionuar.
Ajo ka përshkruar edhe momentet e para pasi është zgjuar ditën e sotme.
“Sapo u zgjova u kujtova se nga e majta ime gjithmonë vinte Luizi dhe më jepte puthjen e mëngjesit.
Pastaj kujtoja se mos kisha një kamer sipër kokës, që ne e quanim “spiuni”. Mu desh pa kohë sa të kuptoja se isha në shtëpinë time.
Unë se kam thënë ndonjëherë se kam luajtur në shtëpinë e BBV, por unë kam qëndruar dhe e kam shijuar.
Sa kam dalë nga shtëpia më ka përqafuar tezja në studio për nja dy orë. Kur ika në shtëpi përqafova nënën dhe gjyshin, e vetëm kemi fol për gjëra të bukura mbrëmë”, ka thënë Kiara.
- LEXO TË RADHË
- Lorenci pranoi publikisht lidhjen me Keisin, reagojnë me ‘tone të forta’ familjarët e Kristit
- Kush po gënjen?! Keisi mes lotësh i rrëfehet Luizit: Nuk kam qenë lidhur…
- Sherr mes policëve në Tiranë/ Efektivi i dehur ofendoi punonjësin e “Shqiponjave”, çfarë…