Zbulohet shumë marramëndëse e parave që ofroi Golden Eagle për imazhin e Luizit..

Jil
Jil
2 Min Read

Lufta për imazhin e Luiz Ejllit duket se nuk do të ketë të ndalur deri në mbarimin e “Big Brother VIP”. Pasi Instagrami i tij arriti 650 mijë ndjekës, Top Channel i ka kërkuar këngëtarit të firmos një kontratë për të marrë në dorëzim imazhin e tij dhe për këtë e ka paguar 100 mijë euro.

Këto informacione i ka ndarë shoqja e Luizit, Jurgena e cila ka menaxhuar për tre muaj Instagramin e tij. Sipas shoqes së Luizit, e tërë kjo histori ka filluar kur kompania kosovare ‘Golden Eagle‘ ofroi 200 mijë euro për imazhin e këngëtarit. Ndër të tjera ajo ka treguar se Meridian Ramçaj ka qenë ndër të parët që ka nisur luftën për të marrë Instagramin e Luiz Ejllit dhe për këtë i pret një gjyq, thotë Jurgena.

Tutje, Jurgena ka thënë se familja e Luizit nuk e ndjekin më Merdian Ramçaj në Instagram. Sipas saj, Ramçaj nuk thotë asgjë të vërtetë dhe të gjitha i bënë për përfitime personale. Po ashtu, Jurgena thotë se Top Channel nuk lejon të postohen materiale tek llogaria e Luizit. Kjo sipas saj bëhet për të mbrojtur imazhin e televizionit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *