Erdhi nga Puka për t’i shpëtuar mjerimit/ Familja Kola hap dyert e mortit. Veç tre fëmijëve, Pali punonte për të rritur edhe nipin e vogël..

Jil
Jil
1 Min Read

TIRANË- Pal Kola luftonte çdo ditë për mbijetesë për t’i siguruar një jetë më të mirë bashkëshortes, 2 vajzave dhe nipit të tij të mituri, ndërsa i biri i kishte shkuar për një jetë më të mirë në Itali. Çdo ditë e përshkonte me këmbe çdo ditë rrugën nga Vaqarri në Mëzez, por rrugën e fundit e kreu mbrëmë, kur një plumb i mori jetën në oborrin e Top Channel.

Viktima jetonte në këtë banesë një katëshe me tjegulla të vjetra, ndaj edhe pse kishte më shumë se 20 vite që ishte larguar nga Puka për një jetë më të mirë, nuk ia doli të shpëtonte nga mjerimi. Fqinjët e tij me të cilët kishte ndarë edhe punët e bujqësisë që do kryente pas shërbimit thonë jashtë kamerave se Pali ishte një njeri i urtë dhe gjatë gjithë ditës angazhohej me bahçen e tij.

Por tashmë bahçen nuk do ta prekë më, ndërsa hetimet për të zbuluar se kush qëlloi ndaj tij vazhdojnë, familja ka hapur dyert e mortit dhe pret ngushëllime. Tashmë, nga një dorë vrasëse kanë humbur shtyllën e familjes.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *