2 personat e shoqëruar nga Policia e Shtetit, që dyshohet se kanë lidhje me sulmin ndaj Top Channel, kanë mohuar se kanë lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrarë roja i godinës, Pal Kola.
Të rinjtë nga Shkodra, të rreth orës 02:30 të mesnatës së kaluar kanë deklaruar se ishin nisur drejt Vlorës për të blerë një makinë.
Por ora e “zgjedhur” për t’u nisur drejt qytetit bregdetar është bërë shkak për dyshimet në lidhje me sulmin e ndodhur rreth orës 00:34 të Top Channel.
Megjithatë edhe pse ata nuk e pranuar lidhjen me ngjarjen, sërish hetimet e tyre vazhdojnë.