Luizi i shqetësuar për Kiarën: Nuk e di si më sheh nga jashtë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Luiz Ejlli duket se nuk po e përballon largimin e partneres së tij, Kiara Titos, nga Big Brother VIP Albania

Meqenëse kanë qëndrur gjatë gjithë kohës bashkë, artisti shkodran së fundmi është shfaqur i shqetësuar për atë se si mund ta sheh moderatorja nga jashtë.

Banori i BBVA tha se nuk e di se çfarë është duke bërë Kiara jashtë, duke u shprehur i brengosur se mund të ngacmohet nga mediat.

“As nuk e di se çfarë bëhet jashtë, as nuk e di se çfarë është duke bërë Kiara jashtë, as si më ka parë. Nuk e di si është duke më parë nga jashtë, çfarë është duke lexuar. Unë e kisha llogarit që të dalë me të, të përballojmë çka do që të jetë jashtë bashkë, jo thashethemet, presionin e njerëzve”, tha ai.

“Ajo jo që nuk i bën ballë, e ngacmojnë portalet, jo kështu jo ashtu. Unë nuk e kam problem”, theksoi mes tjerash Ejlli.

Kiara vlen të ceket se u largua nga ky ‘reality show’ të shtunën nga një nominim i fortë me Oltën.

Bukuroshja e njohur dhe Luizi po shijojnë prej më shumë se dy muajsh një romancë dashurie, të nisur brenda shtëpisë.

Scroll to Top