JiL.al - Jeto i Lumtur

“Unë nuk do të lidhesha kurrë aty”, Beniada flet për moderatoren: Kur Luizi të dalë, Kiara do të jetë flakë fare

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në edicionin e kaluar të BBV, Beniada Nishani tërhoqi vëmendjen për batutat e saj për shkak të mosnjohjes së plotë të gjuhës shqipe, për shkak se ka jetuar prej vitesh në Itali. Pas daljes nga spektakli, ajo vendosi të qëndrojë në Shqipëri dhe të punojë në Top Channel.

Së fundi ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ku ka folur edhe për lidhjen që është krijuar në shtëpinë e Big Brother, mes Luizit dhe Kiarës.

Ajo shprehet se e ka parë në disa momente Kiarën e ftohtë, por kjo justifikohet pasi aty brenda krijohen siklete dhe se krijimi i një çifti para miliona syve të publikut nuk është e lehtë, duke u shprehur më tej se vetë nuk do të krijonte kurrë një histori dashurie branda Big Brother.

“Në disa momente na kanë pëlqyer shumë, në disa e kam parë Kiarën pak më të ftohtë, po duhet të kuptojmë dhe sikletin, të rrish aty brenda si çift nuk është e lehtë, unë për shembull nuk do isha lidhur asnjëherë me një banor aty brenda se ke sikletin që të shohin njerëzit, kur puthesh, je shumë e kritikuar, por mendoj që kjo lidhje do shikohet më mirë jashtë kur të dalë Luizi, por tani të shkretat ne çfarë mund të themi!”, tha ajo.

Pa daljes nga shtëpia, Kiara ka mbështetur Luizin dhe ka treguar se është në krah të tij, duke e quajtu “luani im”. Sipas Beniadës, moderatorja nuk është aq karakter i ftohtë sa është dukur deri tani.

“Duket më e ftohtë, por për mua është nga ato karakteret që sa të dalë Luizi do jetë flakë fare Kiara”, u shpreh Beniada./Liberale.al

Scroll to Top