Nga ndikimi i Luizit te dhurata që produksioni e fshehu, “rrëfehet” Kevin Jacobs

Jil
Jil
2 Min Read

Kevin Jacobs është mjaft aktiv në rrjetet sociale që pas numrit të madh të ndjekësve që fitoi pasi Luiz Ejlli e përmendi në “Big Brother VIP”.

Fituesi i “Big Brother Kanada” është shprehur shpesh falenderues ndaj Luizit, duke e konsideruar si një gjeni dhe se duhet të jetë ai fituesi i reality showt shqiptar.

Kanadezi shpesh ka komentuar situata të ndryshme që ndodhin në BBV Albania, pavarësisht se nuk di shqip.

Mirëpo së fundmi në një “intervistë” të krijuar në InstaStory, Kevin iu është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve ku sigurisht pjesa më e madhe lidheshin me Luizin.

“A pati ndikim Luizi ne 40 mijë ndjekësit që keni fituar“, e pyeti një ndjekës Kevinin.

Si gjithmonë mjaft i drejtpërdrejtë, kanadezi tha: “Shumë janë nga Luizi, por pjesa më interesante është se (ndjekësit) nuk janë vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Gjermania, Italia, Kosova, USA, Kanada dhe më shumë“.

“I ke dërguar ndonjë sms Luizit në (aplikacionin) “Big Love”?“, e pyeti një tjetër ndjekës.

Nga ndikimi i Luizit te dhurata që produksioni e fshehu,

“Po por ata (Top Channel) nuk e treguan kurrë, me aq sa di unë“, u përgjigj Kevin Jacobs duke treguar se i ka dërguar një dhuratë Luizit.

Nga ndikimi i Luizit te dhurata që produksioni e fshehu,

Ai postoi dhe një foto në profilin e tij zyrtar duke treguar publikisht mesazhin për Luizin.

“E përshëndeta Luanin”, shkroi kanadezi, fitues i “Big Brother Kanada”. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *