JiL.al - Jeto i Lumtur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pyetet për Luizin dhe përgjigja e tij do t’ju surprizojë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Luiz Ejlli është banori i “Big Brother VIP” i cili ka patur mbështetjen më të madhe si nga ana e publikut, ashtu edhe nga personazhet publik.

Përpos artistëve shqiptar, Luizi është komentuar jo pak herë edhe nga politikanët e vendit duke përmendur këtu Sali Berishën apo Erion Veliajn.

E mbrëmjen e sotme edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pyetur rreth tij.

Në një intervistë në “Debat Plus” kreu i qeverisë iu përgjigj disa pyetjeve nga publiku, ku një prej tyre ishte për Luizin.

Mirëpo, ndryshe nga të tjerët Kurti mohoi ta njihte, teksa shtoi se ndoshta është edhe keq, pasi nuk po ndjekë diçka që ndjekë edhe populli.

“Për besë nuk e di. Nuk e ndjek, ndoshta s’është edhe mirë se nuk po ndjek diçka që e ndjek populli, por nuk e di. Nuk e njoh”, tha Kurti.

Scroll to Top