JiL.al - Jeto i Lumtur

6 truke që çdo vajzë adoleshente duhet të dijë për t’u dukur sa më bukur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shumica e këshillave dhe trukeve që shohim në internet u kushtohen grave nga të 20-at e lart, por edhe adoleshentet kanë nevojë për disa udhëzime se si të duken sa më mirë.

Adoleshentet, për shkak të ndryshme fiziologjike mund të përballen me probleme të ndryshme si puçrrat, aknet dhe probleme të tjera me lëkurën.

Për ato vajza adoleshente të cilat duan të duken bukur në shkollë ose kur dalin me miqtë e familjen, këto këshilla mund t’ju vlejnë shumë.

Skrab fytyre dhe trupi me vajin e pemës së çajit dhe limon. Siç e përmendëm dhe më lart, adoleshentet janë të prirura të kenë akne jo vetëm në fytyrë, por edhe në pjesë të tjera të trupit. Kjo mund të shkaktojë probleme me vetëbesimin e tyre, por mund të minimizohet nëse bëni pastrimin e duhur. Kombinimi i vajit të pemës së çajit (Tea tree oil) me pak sheqer, mjaltë e limon si dhe sodë buke do të krijonte një skrab që do të eksfolionte lëkurën dhe do të reduktonte prodhimin e tepërt të sebumit.

Truke me buzëkuqin. Me siguri ka ditë që nuk doni të shpenzoni shumë kohë me grimin, por në të njëjtën kohë të dukeni bukur. Buzëkuqi në këtë rast do të krijonte ngrohtësi në fytyrën tuaj. Vendosni pak buzëkuq tek mollëzat, buzët dhe qepallat e tyre, më pas përhapeni me mollëzat e gishtave. Do t’i japë lëkurës suaj një shkëlqim delikat dhe ju do të keni një pamje të freskët.

Fshihni aknet. Ka tre hapa që duhet të ndiqni nëse doni të fshihni puçrrat. Si fillim, përhapni fondotintën në mënyrë të barabartë. Aplikoni sasi të vogla korrektori në zonat me puçrra dhe përziejini me fondotintën. Zgjidhni një korrektor në nuancën e duhur që të mos jetë shumë i dukshëm kur aplikohet. Përfundoni procesin me një pudër në mënyrë që make up-i të mos largohet.

Lyeni vijën e brendshme të syrit. Netët e vona kur lexoni për provime mund t’i bëjnë sytë tuaj të duken të lodhur ditën tjetër. Lajm i mirë është që mund të krijoni iluzionin e një syri të madh me një laps ngjyrë nude. Aplikojeni në vijën e brendshme të syve dhe ato do të duken më të hapura.

Rimel në vend të lapsit. Nuk po gjeni dot lapsin? Apo mami juaj s’ju lejon të blini një laps? Atëherë mund të përdorni rimelin si një laps emergjence. Merrni furçën tuaj të syve dhe merrni pak nga rimeli. Aplikojeni në vijat e syve për t’i theksuar ata.

Përdorni pudër bebesh. Është periudha kur flokët tuaj duken të yndyrshëm për shkak të prodhimit të tepërt nga gjëndrat e yndyrës. Në këtë rast, spërkatini flokët me pak pudër bebesh para se të shkoni në shtrat. Pudra do të përthithë yndyrën që floku prodhon dhe në mëngjes flokë tuaj nuk do të duken të palarë. Kjo është e rekomandueshme sidomos tek vajzat me flokë të errët, pasi pudra e bardhë bie shumë në sy. Nëse e bëni gjatë natës, pudra do të zhduket vetë në mëngjes.

Këto janë vetëm disa truke bukurie që ju ndihmojnë të përballeni me lehtësi me periudhën e adoleshencës.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top