Marin Orhanasi: Luizin e kam çun lagjeje, është një rrugaç i bukur

Jil
Jil
2 Min Read

Luiz Ejlli është kthyer pa diskutim në një fenomen, teksa fama e tij i ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Ai është kthyer në një nga banorët më të pëlqyer e më të komentuar, teksa këngëtari është kthyer në personazh edhe në emisionet e humorit.

Marin Orhanasi, aktori i Portokallisë i cili e imiton Luizin çdo të diel në programin e humorit ka treguar së fundmi sekrete nga ‘të imituarit’ e këngëtarit. Në një intervistë për emisionin ‘Shqipëria Live’, Marini ka treguar se Luizin e njeh sepse e ka çun lagjieje, ndërsa tha se këngëtari është një personazh shumë simpatik.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Ka qenë e bukur ta imitosh por a ka qenë e vështirë ta bësh?

Përgjithësisht… Unë Luizin e kam çun lagjie banojmë shumë afër e njoh nga larg. Por ideja është personalitet shumë  simpatik në tërësi jo vetëm në “Big Brother” por edhe në përgjithësi me qëndrimin e tij, siç e quaj unë një rrugaç i bukur, qè di nga gjithçka dhe të kthen përgjigje nga gjithçka.

Nga një anë duhet falënderuar sepse i ka treguar syrit të publikut që ka dhe djem të tillë që i ka në bërë të gjitha në jetë në kuptimin më të mirë të fjalës pra ka qënë çdo kund dhe do jetë çdo kund”- tha Marin Orhanasi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *