JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë dyshohet? SPAK shtrinë hetimin edhe jashtë Shqipërisë për Arben Ahmetajn

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Hetimi i nisur nga SPAK ndaj ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, është shtrirë edhe jashtë kufijve. Burime zyrtare të Prokurorisë së Posaçme, konfirmuan se për llogari të këtij hetimi, i regjistruar në numrin 277/1, janë dërguar disa letërporosi jashtë vendit.

Sipas burimeve, përmes tyre është kërkuar kryerja e verifikimeve nga autoritetet e këtyre vendeve për dyshimet e ngritura ndaj ish-ministrit të Financave për mundësinë e përfshirjes në korrupsion, pastrim të parave apo fshehjes së pasurisë.

Për disa nga këto letërporosi, SPAK ka marrë përgjigje dhe është duke përpunuar informacionin e përcjellë, ndërsa për të tjerat është ende në pritje.

Ndërkohë, Prokurorët e Posaçëm janë duke vlerësuar nevojën ose jo të marrjes në pyetje të Ahmetaj, veprim për të cilin nuk është e nevojshme marrja e një miratimi nga Kuvendi i Republikës.

Nga ana tjetër, SPAK beson se ka siguruar prova me vlerë për hetimin në kontrollet e bëra në banesën e ish-bashkëshortes së Ahmetajt në Tiranës, si edhe të bashkëjetueses së tij në zonën e Hamallajt.

Për shkak të dyshimeve mbi mosjustifikimin në burime të ligjshme, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi masën e sekuestron preventive mbi vilën e bashkëjetueses së Ahmetajt në Hamallaj, si edhe një vilë në Palasë, që dyshohet se zotërohej nga ish-bashkëshortja e tij.

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, po hetohet nga SPAK për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”.

Scroll to Top