Itali- Detaje të tjera të rënda mësohen rreth tragjedisë familjare të çiftit shqiptar në Itali.
Shqiptarja Zenepe Uruci, 56 vjeçe u vra pasditen e djeshme në Itali nga bashkëshorti i saj Xhafer Uruci, 62 vjeç.
Shqiptari e goditi 5 herë me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas priti që policia të vinte dhe ta arrestonte.
Kjo nuk ishte hera e parë që Xhafer Uruci ushtronte dhunë ndaj nënës së dy fëmijëve. Pak kohë më parë ajo kishte përfunduar në spital, pasi burri i kishte thyer shpatullën.
Fqinjët e çiftit kanë treguar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë xhelozia. Sipas tyre shqiptari ishte aq xheloz për gruan saqë nuk donte që ajo të dilte nga shtëpia, madje as për të punuar.
56-vjeçarja Zenepe Uruci punonte në një dyqan peshku dhe hallet e vuajtjet që përjetonte prej burrit ia kishte rrëfyer edhe shoqes së saj. Prej një viti marrëdhênia mes çiftit ishte përkeqësuar dhe shqiptarja ishte e frikësuar për jetën e saj por edhe të fëmijëve e nipave që kishte.
Fqinjët e kishin parë disa herë me shenja dhune në fytyrë gruan shqiptare ndërsa policia ishte përpjekur shumë herë të shuante konfliktet mes tyre.noa.al
- LEXO TË RADHË
- Era e fortë nxjerr nga shinat dy trena në Zvicër, detajet e para
- Fenomeni ‘Luiz’/ Arjan Konomi ka dy fjalë për banorin e “BBVA”: Ja kombinimi…
- Meridian Ramcaj: Luizi është simpatizant i Erion Veliajt, po sillet si “rilindas” se…