JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Tradhtari i FBI-së’/ Pasi e fundosi, ish e dashura e McGonigal nuk ndalet, Guerriero bën lëvizjen e radhës dhe zbardh vendimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero, ka zbuluar se po shkruan një libër për aferën e ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles Mcgonigal. Në rrjetin e saj në Twitter, Guerriero shkruan se po shkruan një libër për “tradhtarin” e FBI-së.

“Unë jam duke shkruar një libër për tradhtarin e FBI-së, Charles McGonigal dhe mua, si dhe për atë se sa keq më trajtoi FBI-ja. Kam folur me dy agjentë kështu që jam duke bërë pazar për të shitur të drejtat. Nëse dikush është i interesuar të më telefonojë në 347-989-5037,“-shkruan ajo.

Ishte Guerriero ajo tregoi me detaje se si McGonigal shpenzonte për të, shumë më tepër se sa mund t’ja lejonte paga e tij e FBI-së. Ai i jepte asaj dhurata prej 500 ose 1000 dollarë për ditëlindjen dhe Krishtlindjet, madje i jepte dhe personave të pastrehë 100 dollarë në rrugë.

Duke qënë e pirë dhe xheloze, Guerriero i dërgoi email shefit të McGonigal, William Sweeney, i cili ishte në krye të zyrës së FBI-së në New York City. Ajo i zbuloi atij detaje të lidhjes së bashku si dhe i zbuloi se kishte vënë re se McGonigal kishte kontakte në Shqipëri. Ajo vuri në dukje se si McGonigal mund të ketë abuzuar edhe me pozitën e tij të besimit, pasi kishte hapur një herë një hetim të FBI-së ndaj një shtetasi amerikan që loboi për një kundërshtar të kryeministrit shqiptar, me të cilin ai ishte afruar.

McGonigal akuzohet gjithashtu se ka fshehur nga FBI detajet kryesore të një udhëtimi të vitit 2017 në Shqipëri me ish-zyrtarin e inteligjencës shqiptare, i cili dyshohet se i ka dhënë të paktën 225,000 dollarë në tre pagesa të veçanta në para. Sipas Departamentit të Drejtësisë, McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë dhe i kërkoi të bënte kujdes në dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës në vend për kompanitë ruse.

Scroll to Top