JiL.al - Jeto i Lumtur

Është një histori e një djali dhe një vajze. Ishin shokë të ngushtë për vite me radhë dhe flisnin e dërgonin mesazhe në telefon gjithë ditën. Nuk kishte ditë të zotit mos të flisnin dhe të…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Është një histori e një djali dhe një vajze. Ishin shokë të ngushtë për vite me radhë dhe flisnin e dërgonin mesazhe në telefon gjithë ditën. Nuk kishte ditë të zotit mos të flisnin dhe të kontaktonin njëri tjetrin. Çdo gjë ishte shkëlqyeshëm. Ata ndiheshin mirë dhe të lumtur në shoqërinë e njëritjetrit. Por një ditë djali nuk e telefonoi vajzën gjatë gjithë ditës dhe nuk i përgjigjej thirrjeve të saj. Vajza u merakos dhe e ndjente se diçka kishte ndodhur.

Gjatë natës në dhomën e saj ajo qante dhe kuptoi se sa shumë rëndësi kishte djali për të. Të nesërmen ajo mori një telefonatë. Ishte djali. Djali: Çkemi. Vajza: Jam shumë e lumtur që më telefonove, Çfarë të ndodhi dje? Djali: Isha i zënë. (Pas nje heshtjeje nga të dy) Djali: Mendoj se nuk duhet të flasim më. Vajza: Çfarë? Po pse? Djali: Më vjen keq. Pafshim. Pas kësaj djali mbylli telefonin. Vajza ishte e shokuar.

Ajo nuk po kuptonte dot asgjë dhe ndihej e vetmuar, e refuzuar dhe e dërrmuar. Pasi u mendua gjatë vendosi të bënte një provë të fundit për ta rifituar atë. Kështuqë e mori në telefon. Vajza: Përshëndetje Djali: Pse po më telefonon? Vajza: Kam nevojë të të pyes për diçka. Djali: Jepi, pyet. Vajza (Me zemër të thyer): A je mirë? Ajo u mundua të flasë por mendoi se ai vërtet nuk dontë më tia dinte për të. Ajo mbylli telefonin dhe iku nga shtëpia duke lënë një shënim.

Disa orë më pas djali mori një telefonatë. Ishte telefonatë për ta njoftuar se vajza ishte goditur nga një makinë dhe se gjëndja e saj ishte serioze. Djali nxitoi për në spital të shohë vajzën. U ul pranë saj dhe po i mbante dorën. Djali: Më fal, është i gjithi faji im por të prëmtoj që do ia dalësh. Vajza: Nuk do ia dal dot kësaj here! Djali: Mos thuaj ashtu. Vajza: Vetëm më thuaj një gjë, pse u ndave nga mua?

Kësaj here djali iu përgjigj sinqerisht dhe i tha se kishte një problem në zemër dhe mund të ndërrojë jetë në pak kohë. Për këtë arsye ai nuk dontë që vajza të vuante bashkë me të. Djali vazhdoi dhe tha: E bëra këtë sepse të dua. “Edhe unë të dua”, tha vajza dhe zemra i pushoi së rrahuri. Vetëm pas dhjetë minutave ndërron edhe djali pas një ataku në zemër sepse mendonte se ajo u largua nga kjo botë për shkak të tij.

Mësimi:
Nëse e doni dikë atëherë mos i fshihni ndjenjat. Asnjëherë mos i fshihni problemet dhe ndjenjat tuaja nga dikush që të do dhe interesohet për ty. Qaji hallet e tua me njeriun e zemrës. Miq shpresoj shumë që të ju ketë pëlqyer ky tregim dhe mesazhi të jetë përcjellë në mënyrën më të duhur tek lexuesi. Po e mbyll këtë postim sot duke ju dhënë një këshillë se si duhet të silleni dhe ti trajtoni të moshuarit që keni pranë. Kjo vlen edhe për mua, jo vetëm për ju.

Unë mësoj gjatë kohës që shkruaj për ju: Të moshuarin lëre të flasë, sepse në të shkuarën e tij ka shumë të vërteta. Lëre të shkojë me miqtë e të tij të vjetër, sepse me ta ai e ndjen veten të rilindur. Lëre të tregojë historitë edhe pse të ripërsëritura, sepse ai ka nevojë të ndjejë vëmendjen dhe shoqërinë tënde. Lëre të jetojë mes gjërave që ka dashur, sepse në këtë mënyrë ai e ndjen veten të përjashtuar nga gjithçka, edhe nga vetë jeta e tij. Lëre të hipë në

makinën e familjes kur shkoni me pushime sepse vitin tjetër do të pendoheni nëse ai nuk jeton më. Lëreni të plaket me të njëjtën dashuri e durim që keni me fëmijët tuaj. Duajini, respektojini dhe faluni dashuri të moshuarve! Nuk më mbetet tjetër vetëm se të shpresoj që të ju ketë pëlqyer ky tregim dhe të ju rikujtoj si gjithmonë këshillën tonë të famshme por shumë të vyer: mendjen në vend miq, mendjen në vend. Të tjerat rregullohen të gjitha, por po ju ikën pëllumbat, aha, atëherë mbaroi filmi dhe seriali bashkë.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top