Kanë dalë detaje të reja nga sulmi me armë në godinën e Top Channel ku mbetëi i vrarë roja i sigurisë Pal Kola 60-vjeç.
AlbEu.com mëson se grupi hetimor shqiptar ka 3 profile ADN-je të marra nga gjurmët e gishtit si dhe nga gëzhojat.
Burime për AlbEu.com bëjnë me dije se grupi hetimor i ëhstë drejtuar Europolit për një tjetër përgjigje, pasi përgjigja e parë ka ardhur.
Në përgjigjene dytë bëhet e ditur se po këkrohet të dihet nëse shenjat e gishtave që janë gjetur në vendngjarje kanë përputhshmëri me krime të tjera në Europë, dhe nëse persoant e dyshuar janë të skeduar në vendet partnere, dhe nëse po për çfarë.
“Bazuar në provat që zotëron grupi hetimor, i cili ka tre profile të sakta ADN si dhe në një nga gëzhojat edhe në një pjesë të makinës është gjetur një shenjë e plotë gishti. Po pritet përgjigja e dytë nga Europoli. Nga Europoli ka ardhur përgjigje vetëm që u mor kërkesa dhe po përpunohet për të parë nëse ka përputhje në vepra kriminale në të gjithë Europën. Si dhe kanë dalë analizat e ADN pritet që të bëhet krahasimi me personat e dyshuar me metoda speciale të krahasimit. Kanë nisur disa letërporosi në drejtim edhe të disa vendeve të tjera jashtë Europës. Motivacioni është kërkesë për përputhshmëri të shenjave të gishtërinjëve të dy personave nëse i kanë të skeduar dhe për çfarë janë të skeduar”, tha një burim pranë grupit hetimor.
- LEXO TË RADHË
- Ç’po ndodh mes tyre? Pas daljes së Kiarës, Jori flirt me Luizin. Batutat mes dy banorëve dhe komentet jashtë…
- “Isola Dei Famosi” në Itali është një ndër spektaklet më të ndjekura/ Po…
- 200 mijë kërkesa për “bishën” elektrike turke, zbulohen dy personat e parë që…