JiL.al - Jeto i Lumtur

“Luizi ma ka zbukuruar atë lojë siç më ka…”/ Olta zbulon momentin kur mori vendimin përfundimtar për të lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Olta Gixhari ka dhënë intervistën e parë pas daljes së saj nga “Big Brother VIP2”. Për “Fan Club”, aktorja e njohur ka treguar çastin kur ajo ka vendosur që të largohet përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq, pasi Olta foli paksa edhe për Luiz Ejllin, për të cilin tha se ja ka zbukuruar atë lojë, ashtu siç edhe i ka shkatërruar ditët.

Megi: Dori gjatë telefonatës të tha se nuk e ke luftën me Luizin, por me publikun. E ndjeve se e kishe humbur me publikun?

Olta: Jo. Kur Dori më tha se Amari të sheh në televizion dhe përqafon ekranin, u ndjeva e shkatërruar. Ishte momenti kur mora vendimin dhe thashë do dal dhe nuk do kthehem më. Pasi dola mora forcë se Dori më tha se para se të hynte Amari te dhoma e surprizave kishte thënë ‘mami të dua shumë’.

Megi: Ti the që tani që dola, Luizi ka lojë të ngordhur, ja le fitoren?

Olta: Luizi ma ka zbukuruar atë lojë siç ma ka shkatërruar ditën. Ka qenë një kënaqësi të ndaja rrugëtimin me të

Megi: Konfliktet që ke pasur brenda BB VIP, mund ti nisësh jashtë?

Olta: Jo, e kam mbyllur BB. Kur të dalin banorët nëse bëhemi bashkë, jam e bindur se do më duan shumë fort dhe do më njohin kush jam dhe si jam.

Scroll to Top