“A ta mbaj Efin pranë?”/ Kiara habit me përgjigjen ndaj Luizit

Jil
Jil
1 Min Read

Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo ishin ish-banorët e “Big Brother VIP”, të cilët mbrëmjen e djeshme u rifutën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Hyrjet e tyre sigurisht pritet të sjellin dinamika të reja në shtëpi dhe të ndryshojnë lojën e banorëve të tjerë. Pikërisht për këtë, Luizi ka pyetur ditën e sotme Kiarën, nëse duhet ti besoj dhe ta mbajë pranë Efin.

Kiara nuk i ka kthyer një përgjigje të drejtpërdrejtë, megjithatë, diçka është përpjekur t’i komunikojë me kode.

Kujtojmë se marrëdhënia e vajzave pësoi një krisje pasi Kiara pa reagimin e Efit ndaj konfliktit që moderatorja pati me Luizin, ndërsa edhe pas daljes së kësaj të fundit nga shtëpia, Efi deklaroi se ato ende nuk ishin sqaruar. Po ashtu, prej 4 banorëve të rifutur, vetëm njëri prej tyre do të mund ta prekë finalen, dhe Luizi deklaroi se dëshiron që në krah të ketë Kiarën. Kjo mund të sjellë përplasje mes tij dhe Efit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *