Ernejt Shyti, 24-vjeçari që vrau Behar Sofinë në Tiranë në 25 shkurt të 2021, ka bërë me dije detaje tronditëse.
Shyti, tashmë i penduari i drejtësië, ka treguar se pas vrasjes së Behar Sofisë do të kryente dhe një tjetër, ku do të vriste një 34-vjeçar në Kamëz, i cili jetonte shumë pranë komisariatit të policisë. Dëshminë ai e dha në seancën më të fundit, ku nxori detaje për porositë që i afronte Bujar Leza, pasi ekzekutoi Sofinë në anë të Lanës në Tiranë, dhe për të cilën do të paguhej 50 mijë Euro
“Pasi u vra Behar Sofia, kishim porosi tjetër nga Bujar Leza. Do të bënim një vrasje në Kamëz, shenjestra ishte një person 34 vjeç që e kishte shtepinë në Kamëz, shumë pranë komisariatit të Policisë. Këtë vrasje do e bënte Xhulian Visha, por zona ishte shumë e monitoruar dhe ndaj paguhej shumë lekë. Nuk u arrit qëllimi sepse duhej studiuar mirë zona, ishte tepër e vështirë” la thënë ai, raporton gazetarja Keti banushi.
Kujtojmë që 66-vjeçari Behar Sofia u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Ai pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para Sofisë dhe e ka qëlluar. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.
Në lidhje me këtë ngjarje u arrestua vrasësi Ernejt Shyti dhe tre bashkëpunëtorët e tij, Xhuljano Visha 28 vjeç, Skënder Vathi 54 vjeç dhe Leonard Xhixha 30 vjeç.
- LEXO TË RADHË
- Kiara rihyn e ndryshuar:’Luftën’ e fillon kundra Jorit
- S’besonin te dashuria e Kiarës, miqtë e Luizi: Tani që e takuam jemi…
- “Unë nuk kam pse të të bie”/ Qetsori bën plane për lojën me…