JiL.al - Jeto i Lumtur

Tradhtia në çift, disa arsye që shtyjnë partnerët drejt këtij ”mëkati”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sipas një studimi në Universitetin Shtetëror Utah, Sarah Tulane dhe bashkëpunëtorët e saj, e lidhin pabesinë në një shkallë të lartë me divorcin. Por sidoqoftë, shumë çifte të martuar për fat të mirë e pranojnë tradhtinë dhe nuk divorcohen kurrë.

Sipas një raporti tregohet se tradhtia ndodh, 10-13% në një moshë madhore dhe 20% tek çiftet rreth të dyzetave. Ata që e zbulojnë jo besnikërinë e partnerit e shohin si një përvojë “shkatërrimtare” dhe besojnë se ajo finalizon fundin e martesës.

Por nëse personi fajtor pranon gabimin dhe kërkon falje, dhe si pasojë nuk divorcohen, janë më të lumtur në martesën e tyre, gjithmonë nëse qëndrojnë së bashku sepse e duan njëri-tjetrin.

Këto janë disa arsye se pse partneri juaj arrin në tradhti:

1.Mungesë e kënaqësisë seksuale. Sipas një studimi shumica janë femrat ato të cilat arrijnë të tradhtojnë një mashkull duke kërkuar një marrëdhënie tjetër e cila përmirëson jetën e tyre seksuale.

2.Dëshira për të pasur takime seksuale shtesë, me persona të tjerë. Një arsye të cilën shumë persona nuk arrijnë t’a pranojnë se e ndjejnë të nevojshme.

3.Kërkoni të ndiheni të vlerësuar nga dikush tjetër veç partnerit tuaj. Të ndiheni të vlerësuar është çelësi kryesor në marrëdhënien emocionale mes një çifti.

4.Nuk ndieni më dashuri për partnerin tuaj. Kjo ndoshta ndodh sepse “dashuria” është tepër e vështirë të shpjegohet.

5.Jeni tepër kurioz dhe dëshironi të provoni eksperienca të reja.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top