Sot pritet të dalin para Gjykatës dy rumunët që u tentuan të trafikonin 118 kg kanabisi drejt Greqisë duke përdorur një automjet rulot.
Për dy shtetasit George Coman dhe Daniela Buturugaru do të zhvillohet seanca me dyer të mbyllura, ndërsa mediat u lejuan 5 minuta para fillimit të seancës për të filmuar. 2 shtetasit rumunë tentuan të trafikonin sasinë e drogës, nëpërmjet kufirit me Greqinë, me një automjet rulot nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.
Gjatë kontrollit të detajuar, duke përdorur edhe qenin antidrogë të Policisë, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 79 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 118 kilogramë.
Pak javë më parë po prapë 4 shetatas rumunë kanë rënë në pranga ndërsa 5 shqiptarë janë shpallur në kërkim pas megaoperacionit ‘Camper’
Më 13 mars u sekuestruan 260 kilogramë kanabis që kishte gjithashtu destinacion Greqinë. Në pranga kanë rënë rumunët, Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru.