Burrat shqiptarë nuk ndihmojnë në rritjen e fëmijëve

Jil
Jil
3 Min Read
Prinderit duke shoqeruar femijet e klasave fillore ne diten e pare te vitit te ri shkollor, per nxenesit e ciklit te ulet dhe atij te mesem, ne Shkollen e Kuqe, ne Tirane. /r/n/r/nParents accompany children on the first day of the new school year, for the pupils of primary and high schools, at Shkolla e Kuqe, in Tirana.

Një studim i ‘World Vision Albania’ zbulon se vetëm 1 në 10 burra e ndihmon bashkëshorten në rritjen e fëmijëve.Organizata jo-fitimprurëse “World Vision Albania” përmbylli dhe publikoi javën e kaluar një studim i cili shërben si analizë mbi marrdhënien nënë-fëmijë dhe faktorët që ndikojnë në fuqizimin dhe optimizimin e mirëqënies së të dyja palëve.

“Vetëm 1% e grave shqiptare të anketuara janë të fuqizuara, ndërkohë që vetëm 6% e fëmijëve të anketuar kanë arritur mirëqenien në të gjitha dimensionet e vlerësuara”, citon studimi, ndërkohë që gjetjet kryesore tregojnë se duhet një nënë e fuqizuar për të rritur fëmijë të fuqizuar.

Studimi i realizuar në periudhën Maj-Qershor 2021 ka përfshirë 464 gra nëna të grupmoshës 35-50 vjeç dhe 464 fëmijë të grupmoshës 11-17 vjeç, në tetë qytete të Shqipërisë.

Studimi synon të mbështesë me të dhëna lidhjen mes fuqizimit të gruas dhe mirëqënies së fëmijës.Gjetjet tregojnë një balancë jo të mirë në lidhje me indeksin e ndarjeve të përgjegjësive familjare midis grave dhe burrave, të tilla si kujdesi për familjen dhe puna e papaguar në shtëpi.Këto aktivitete mbulohen në pjesën më të madhe nga gratë, ku si pasojë këto të fundit nuk marrin pjesë mjaftueshëm në jetën sociale, e cila është e rëndësishme për shëndetin e tyre mendor.

Prinderit duke shoqeruar femijet e klasave  fillore ne diten e pare te vitit te ri shkollor, per nxenesit e ciklit te ulet dhe atij te mesem, ne Shkollen e Kuqe, ne Tirane. /r/n/r/nParents accompany children on the first day of the new school year, for the pupils of primary and high schools, at Shkolla e Kuqe, in Tirana.“Si rrjedhojë e ndarjes së pabarabartë të punëve dhe detyrave shtëpiake, gratë janë më të izoluara nga jeta sociale”, tregojnë gjetjet e studimit.“Mungesa e kohës, sasia e madhe e punëve të shtëpisë dhe mungesa e ndarjes së barabartë të përgjegjësive shtëpiake kanë ndikimin e tyre në formimin e jetës së grave shqiptare”, citon raporti.LIFE STYLE  Jeto I Lumtur.al
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *