Burrat shqiptarë nuk ndihmojnë në rritjen e fëmijëve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një studim i ‘World Vision Albania’ zbulon se vetëm 1 në 10 burra e ndihmon bashkëshorten në rritjen e fëmijëve.Organizata jo-fitimprurëse “World Vision Albania” përmbylli dhe publikoi javën e kaluar një studim i cili shërben si analizë mbi marrdhënien nënë-fëmijë dhe faktorët që ndikojnë në fuqizimin dhe optimizimin e mirëqënies së të dyja palëve.

“Vetëm 1% e grave shqiptare të anketuara janë të fuqizuara, ndërkohë që vetëm 6% e fëmijëve të anketuar kanë arritur mirëqenien në të gjitha dimensionet e vlerësuara”, citon studimi, ndërkohë që gjetjet kryesore tregojnë se duhet një nënë e fuqizuar për të rritur fëmijë të fuqizuar.

Studimi i realizuar në periudhën Maj-Qershor 2021 ka përfshirë 464 gra nëna të grupmoshës 35-50 vjeç dhe 464 fëmijë të grupmoshës 11-17 vjeç, në tetë qytete të Shqipërisë.

Studimi synon të mbështesë me të dhëna lidhjen mes fuqizimit të gruas dhe mirëqënies së fëmijës.Gjetjet tregojnë një balancë jo të mirë në lidhje me indeksin e ndarjeve të përgjegjësive familjare midis grave dhe burrave, të tilla si kujdesi për familjen dhe puna e papaguar në shtëpi.Këto aktivitete mbulohen në pjesën më të madhe nga gratë, ku si pasojë këto të fundit nuk marrin pjesë mjaftueshëm në jetën sociale, e cila është e rëndësishme për shëndetin e tyre mendor.

Prinderit duke shoqeruar femijet e klasave  fillore ne diten e pare te vitit te ri shkollor, per nxenesit e ciklit te ulet dhe atij te mesem, ne Shkollen e Kuqe, ne Tirane. /r/n/r/nParents accompany children on the first day of the new school year, for the pupils of primary and high schools, at Shkolla e Kuqe, in Tirana.“Si rrjedhojë e ndarjes së pabarabartë të punëve dhe detyrave shtëpiake, gratë janë më të izoluara nga jeta sociale”, tregojnë gjetjet e studimit.“Mungesa e kohës, sasia e madhe e punëve të shtëpisë dhe mungesa e ndarjes së barabartë të përgjegjësive shtëpiake kanë ndikimin e tyre në formimin e jetës së grave shqiptare”, citon raporti.LIFE STYLE  Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top