JiL.al - Jeto i Lumtur

Sërish debat në BBV, Luizi ironizon Efin: E dua në finale, ja përgjigja epike e bukuroshes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ditën e sotme Efi Dhedhes ka deklaruar se dëshiron që Luiz Ejlli të fitojë “Big Brother VIP2”.

Gjatë një bisede me banorët, Qetsor Ferrunaj e pyeti se kush dëshiron që të fitojë BB VIP dhe ajo tha menjëherë emrin e këngëtarit.

Teksa Luizi u ngrit që të ikte nga aty, Qetsori i thotë ‘e dëgjove ça tha?”.

“Edhe unë Efin dua në finale”, tha këngëtari, të cilit Efi ia kthen:

“Faleminderit shumë për ironinë Lu iz, shoku im më i mirë”.

Kujtojmë se me rikthimin e Efit në BB VIP ka ndryshuar shumë raporti i saj me Luizin. Ky i fundit është shprehur se ka një pikëpyetje në lidhje me sjelljen e Dhedhes pas një postimi që ajo ka bërë në rrjetet sociale për Kiara Titon.

Kjo e fundit nuk e ka pritur aspak mirë reagimin e Efit në lidhje me të dhe Luizin. Kur të dyja vajzat u rihynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, patën një debat shumë të fortë, ku Dhedhes e ka konsideruar moderatoren si ‘mashtruese’.

Scroll to Top