Mbushnin me drogë klubet e Durrësit/ Mes personave të arrestuar personazhët e njohur të tik tokut dhe aktori i njohur

Jil
Jil
1 Min Read

8 persona u arrestuan nga Policia e Durrësit, pas hetimeve disa mujore, ku u goditën dy grupe kriminale, që trafikonin lëndë narkotike, dhe më pas i shpërndanin në klubet e qytetit bregdetar.

Mes personave të arrestuar janë edhe katër të rinj, që përveç trafikut të drogës, ishin mjaft aktivë me postime dhe në rrjetet sociale, veçanërisht në tik tok.

Disa prej personazheve që janë vënë në pranga janë: Stivi Bulku, Ergi Curri, Kristel Balla dhe Gentian Konesha.

Bulku ka marrë pjesë edhe në serialin ‘Aventurierët’ që numëron gati 50 mijë ndjekës në Instagram.

Dy grupet u goditën sot nga policia pas një hetimi 6-mujor, ndërsa mes të arrestuarve të tjerë janë dhe Goni Muça, i cili njihej edhe me tre emra të tjerë, Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra, Tani Muça, Amonali Halili, Ergi Curri dhe Gentian Konesha.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *