Njerëzit akuzonin Oltën si të favorizuarën e produksionit të “Big Brother”, Olta akuzonte Luizin.
Shpesh ajo ka bërë akuza se Luizi “i ka shpatullat e ngrohta” dhe i është drejtuar duke i thënë “Kush të mban ty këtu brenda?”.
Dhe mesa duket e paska pasur me regjisorin Eduard Grishajn. Kështu tha ajo në “Më lër të flas”.
“Do doja të ndalesha pak edhe në diçka që ti i thoje Luizit që i thoje, ‘kë ka këtu brenda ky o vlla’. Më kë e kishe dhe pse me Eduart Grishajn.“- ishte pyetja ngacmuese e Donaldit, të cilit ajo iu përgjigj:
“Po për atë e kisha. Aty ngaqë janë shkodranë dhe janë shokë dhe mendova se e mbronte. Thash “ta lëshoj njëherë si deklaratë”.”