Shëmtia e propagandës dhe televizioneve kombëtare/ Ironia therëse e gazetarit të njohur: Rama i bën lajmet dhe duartroket veten

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Hysni Gurra na ka treguar se si kryeminsitri Edi Rama shfaqet çdo ditë në televizionet kombëtare dhe tregon se sip o rrit pagat për disa nga sektorët më të rëndësishëm të sferës publike në Shqipëri.

Gurra nëpërmjet një shkrimi ka akuzuar dhe mediat të cilat e marrin të gatshëm tekstin dhe lajmin pasi ai është i njëjtë në çdo televizion dhe sipas gazetarit nuk marrin as mundimin të thonë që ky lajm është përgatitur nga kryeministria.

Më tej Gurra ka ironizuar Ramën, i cili sipas tij lajmet i bën vet , i shikon  vet dhe në fund fare duartroket veten.

Kryeministri sipas Gurrës blen vota drejtpërdrejt me paratë e buxhetit të shtetit dhe më pas ministrat e tij përdorin makinat, karburantin dhe gjithë infrastrukturën logjistike të shtetit për të aktivitete partiake.

“Çdo natë na mbin në TV kombëtare me të njëjtin tekst dhe figurë Edi Rama që i shpjegon mjekëve, mësuesve, infermierëve se sa do të rriten rrogat.

Shëmti!

E fundit ishte radha e policëve.

Për hir të titullit për “rriten pagat” një natë na mbiu para syve duke u treguar punonjësve të kryeministrisë se “sa do të rriten pagat”.

Ka 10 vjet në krye të qeverisë dhe më në fund pas 10 vjetësh ka bërë planin mujor që çdo ditë të flas për “pagat”…

Ky njeri që nuk ka miq dhe nuk pyet për miq, sigurisht që nuk ka hallin e njerëzve, por e ka zënë halli i sondazheve.

Tani është koha për vota dhe do të ngul mesazhin se “ky do të rrisë rrogat”?!

E kemi parë Edi Ramën sidomos para zgjedhjeve dhe ngjarjeve të mëdha që përdor të njëjtin strategji komunikimi.

Propagandë e shëmtuar ndonjëherë me pasoja fatale.

Kur siguroi një sasi vaksinash Pfizer kontrabandë nga Italia bëri një shfaqje të shëmtuar.

Çdo ditë, me pikatore, që të prodhonte lajmet e darkës “vaksinonte” personalitete, pensionistë etj.

Sa jetë të humbura mjekësh do të kishin shpëtuar nëse nuk do të kishte hallin të bënte “lajme” çdo natë me “personalitete”?

Në vend që të vaksinonte mjekët e vijës së parë të frontit, njeriu i fiksuar pas ideve të tij fikse bënte listat e “vaksinimit” dhe shijonte lajmet e darkës.

Si është e mundur që të dalë “një lajm” copy-paste në çdo televizon?

E thjeshtë: është lajm i përgatitur nga ai vetë.

TV vetëm sa e transmetojnë. “Kush e hëngri e hëngri”.

Është në nderin e televizioneve që minimumi të thonë: “këto lajme janë të përgatitura nga zyra e kryeministrit, ose nga zyra e bashkisë”.

Është e tepërt të kërkosh nga AMA që minimumi të tërheq vëmendjen për këtë thyerje flagrante të kodit të transmetimit, por vetë AMA-s dhe sejmenëve të Ramës u duhet kujtuar se edhe nën komunizëm ishte pak më ndryshe.

Të paktën “propagandën” e përgatisnin gazetarët.

Sot megjithëse i kontrollon mediat, Rama i bën vetë edhe lajmet.

Por për t’i shitur i shet si “lajme që i kanë bërë të tjerët”.

Si çdo zullum tjetër që bën…

Sa e bukur!

Bën vetë lajmet, i sheh po vetë, dhe duartroket veten!

Kështu do të bëjë deri në zgjedhje, do shkojë te zjarrëfikësit, te mësuesti…

Ky që thotë do mbjell pemë me paratë e fushatës, blen vota drejtpërdrejt me paratë e buxhetit të shtetit (shpërblimi për 690 mijë pensionistë), dhe ministrat e tij përdorin makinat, karburantin dhe gjithë infrastrukturën logjistike të shtetit për të aktivitete partiake. Fushata elektorale është aktivitet partiak”, shkruan Gurra.

Scroll to Top