Tiranë- Ka folur ditën e sotme për mediat bashkëshorti i Migena Sinanit.
Në një intervistë për mediat ai ka treguar se pas vrasjes së gruas së tij i kanë mbetur vetëm fëmijët.
Pjesë nga intervista:
Ju punoni taksist, gjithmonë natën?
Erjon Sinani: Po natën, punoja natën për fëmijët, po mundoheshim me mbledh pak lekë më i siguri jetesë shtëpia është e amortizuar komplet, ka shumë lagështirë.
Mendoni se kushtet e vështira e ka cuar në këtë akt vëllain tuaj?
Erjon Sinani: Nuk di ca të them
A punonte ai?
Erjon Sinani: Po, shumë punonte, për të siguruara lekë për të blerë një shtëpi.
Keni një apel? Për shkak të asaj ç’ka ndodhi, një ndihmë për fëmijët tuaj?
Erjon Sinani: Një shtëpi të jetoj normal, që fëmijët mos më sëmuren.
Migena ka pas konflikte?
Erjon Sinani: Jo nuk ka patur probleme. Nuk e di si ndodhi.
Po fëmijët?
Erjon Sinani: Fëmijët ndodhen te njerëzit e nuses. I mbajnë ata. Janë të vegjël s’e kuptojnë këtë gjë. Lodra duan shëtitje. Ata më kanë dhënë mbështetje të plotë. Ata kanë mbetur tani.