Vrau kunatën dhe veten në Shkozë/ Gazetari zbardh detaje tronditëse: Babai i Roland Sinanit donte ta merrte përsipër vetë fajin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Elkier Bushkolaj ka dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkozë ku Roland Sinani vrau kunatën e tij dhe më pas veten.

I ftuar në studion e “Zona Zero”, gazetari tha se për shkak të orarit kur ka ndodhur ngjarja ishte e vështirë të parandalohej nga policia.

“Nëse të gjithë hallkat do kishin funksionuar, ngjarja mund të ishte parandaluar, sepse autori i vrasjes rezulton person me probleme të shëndetit mendor. Por nuk ishte ndjekur nga institucionet se si ishte situata e tij shëndetësore. Nga asnjë insticuion.

Vrau kunatën në orën 4 të mëngjesit vrau kunatën në sy të fëmijës së saj 2 vjeç e më pas vrau veten.

Babai i tij, i cili për fat të keq vuante dhe nga problema të sklerozës, ka marrë armën dhe e ka larguar e për ta fshehur për të marrë vetë përsipër krimin. Instikti prindëror për të shpëtuar fëmijën, pasi kujtonte ende se nuk kishte vdekur.

Familja e vajzës kreu veçmas ceremoninë mortore, nuk ka lejuar njerëzit e burrit t’i vijnë. Dy fëmijët e mitur do qëndrojnë me familjen e vajzës,” tha gazetari.

Scroll to Top