Detaje të reja mësohen për sekuestrimin e tetë pistoletave në Portin e Durrësit. Gazetari Leonidha Musai, thotë se armët e zjarrit ishin fshehur në një furgon tip Mercedes Benz, i cili kishte për destinacion Anglinë.
Për këtë rast është ndaluar shoferi i mjetit, Jetmir Koloshi. Ky i fundit banonte në Tiranë, ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.