JiL.al - Jeto i Lumtur

Revoltohet Luizi, i nevrikosur shkon i hedh sipër salcë Ronaldos, çfarë ndodhi mes banorëve…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjatë ditëve të fundit Ronaldo ka qenë herë nxitës e herë pre e një sërë lojërash që kanë nervozuar banorët. Mëngjesin e sotëm ai u pa teksa ishte duke shpërndarë miell në të gjithë shtëpinë, madje dhe në krevatin e Luizit, gjë e cila nuk i ka pëlqyer aspak banorit dhe hakmarrja e tij ka qenë e menjëhershme.

Teksa, të gjithë ishin duke qëndruar në kuzhinë, Luizi mori një shishe me salcë dhe ia hodhi sipër Ronaldos, i cili i kërkoi shpjegim për atë që këngëtari bëri.

Sipas Luizit kjo sjellje e tij kundrejt Ronaldos ishte për shkak të sjelljes dhe lojërave të këtij fundit në shtëpi, gjithashtu këngëtari e paralajmëroi gazetarin që gjatë natës nuk do të ketë gjumë për të.

Por, e gjithë kjo sjellje e Luizit sipas ndjekësve në rrjet thuhet se është për shkak të nominimit të Ronaldos të cilin e dëshiron të jetë sa më aktiv në shtëpi, për të penguar kështu daljen e tij nga formati nesër mbrëma.

Scroll to Top