JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndërrohen rolet e çiftit, Luizi kërkon të largohet nga Kiara

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Big Brother Vip Albania 2 ka filluar më 24 dhjetor dhe po vazhdon edhe tani duke thyer cdo rekord shikueshmërie. Ky edicion është dhjetë herë më i shikuar se sa ai i vitit të kaluar ku publiku cdo të martë dhe të shtunë kur shfaqen Prime janë në shtëpitë e tyre para televizore duke i lënë bosh të gjitha rrugët e lokalet.

Pak javë më parë, Kiara Tito u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kësaj radhe, moderatorja vendosi që të mbante një qëndrim tjetër me banorët por edhe me partnerin e saj, Luiz Ejlli. Nëse para se të eliminohej nga “Big Brother VIP” i kërkonte ‘hapësirë’ këngëtarit, tani ajo qëndron gjatë gjithë kohës me të.

Por së fundmi duket se Luizi po kërkon hapësirën e tij. Këtë e ka thënë gjatë një bisede me banorët e tjerë, ku ishte e pranishme edhe Kiara. “Po të isha veshur e po të isha mbajtur mirë qysh në fillim, më kishte pranuar Kiara që në fillim. Me ja vështirësuar, me ja bërë të pamundur. Dhe tani zonja e zotërinj vjen momenti i hapësirës. Tani edhe unë kam nevojë për hapësirë”,

 tha Luizi, që me siguri e kishte në sensin e shakasë.

Ndryshe, Kiara u ndje keq dje pikerisht per kete arsye pasi ata pane nje emision te Portokallise qe eshte emision per te qeshur e qe i kishin imituar banoret ndersa Kiaren e kane imituar gjithmone krah Luizit derisa ky i fundi ne ate emision i kerkonte asaj hapesiren e tij.

Scroll to Top