Pas debatit që Ronaldo pati me Nitën, Dean dhe Keisin në verandë teksa po darkonin, në orët e mesnatës këto dy të fundit bashkë me Jorin, ngritën një rreng për Ronaldon.
Ato morën miell dhe e hodhën në shtratin e tij, mënyë kjo për të sjellje humor në shtëpi, por në fakt ndodhi krejt e kundërta. “Provokimi” i tyre nxiti debatet më të ashpra në shtëpi gjatë gjithë javës.
Pas kësaj skene, Ronaldo mori miell dhe e hodhi në krevatin e Nitës, me idenë që rrengun e kishte ngritur kjo e fundit, për shkak të diskutimit që patën më parë.
Nita u acarua nga akuza e Ronaldos e aq më tepër kur ky e preku te krahu, në kohën kur ajo po flinte.
Ata të dy sërish debatuan ashpër në oborr në orët e para të mëngjesit dhe Ronaldo e cilësoi Nitën si “chihuahua”, fjalë të cilën Nita e komentoi si shumë të ulët nga ana e tij.
Pas sherreve të njëpasnjëshme që Nita pati me Ronaldon, kjo e fundit mblodhi të gjithë banorët në dhomën e ndenjes dhe u propozoi atyre një ide, që nuk u prit aspak mirë nga shumica e banorëve.
Ajo tha se si lidere e shtëpisë, ka menduar që të përgatisë një darkë speciale vetë për Ronaldon, me ushqimet që ai prefeson, duke qenë se ka qenë shumë i shqetësuar këto ditë.
Sipas Nitës, ajo do merret me përgatitjen e çdo gjëje, vetëm Ronaldo të ndihet mirë. Ky i fundit u ndje i prekur nga deklarata e Nitës dhe i tha asaj se nuk është për gjynah që ajo ta thotë një gjë të tillë.
Ronaldo u ngrit dhe u largua nga aty ku ishte, pasi i mbeti hatri me propozimin e Nitës.
Edhe banorët e tjerë të shtëpisë e komentuan si të shëmtuar idenë e Nitës.
Nita: Tipat si Ronaldo, nuk më lëkundin. Ai e shprehu qëllimin e tij që në fillim. Fakti që mori guximin të më kapte nga krahu, kur i thash mos më prek, më acaroi. Nuk ka të drejtë askush të më prekë, kur unë them mos më prek. Edhe me lojën me miell, nuk ia ktheva në të njëjtn monedhë. Si lider, unë e ndjeva të bëja diçka për Ronin. I thash Qetsorit dhe Elvisit që të shtrojmë një darkë për Ronaldon dhe të flasim qetë. Kjo ide u prit shumë keq nga Ronaldo dhe aq më keq kur e frynë banorët e tjerë. Çfarë nuk u tha atë ditë. Unë jam e qetë, sepse e di që qellimi im ishte shumë i qartë. U përlota për disa strese të tjera, jo për Ronalon. Nuk ka arritur deri në atë pikë Ronaldo.
Ronaldo: Gratë dhe vajzat e kësaj shtëpi dhe jashtë, e dinë shumë mirë që unë nuk jam as dhunues, as intimidues dhe as agrevis. Unë nisa lojën me miell, kur Nita na çoi në nominim. Nitën nuk e kishte zënë gjumi, kur unë e preka te krahu.
Nita: Mu thaftë goja që të nominova, se dole nga vetja komplet.
Ronaldo: Nita filloi duke bërë viktimën si një grua e dhunuar. Unë i kërkoi falje.
Nita: Kur më kërkove falje? Nuk guxon të më prekësh me dorë.
Ronaldo: Gjëja më e shëmtuar është kur liderja e shtëpisë i trajton banorët si viktima. Nita mblodhi të gjithë banorët, a thua sikur unë isha i droguar, i alkoolizuar apo i divorcuar. Ishte si qëllim, që Nita të dilte sa më mirë përpara të tjerëve. Ai që do të bëjë një të mirë, të vjen dhe të kap dhe të thotë, a dëshiron ta bëj këtë gjë për ty? Një shok i mir vjen dhe të pyet për hallin që ke.
Nita: Tregoje arsyen përse ma hodhe miellin.
Nita: Një shok nuk ta hedh për qejf miellin.
Elvisi: Ne ishim në kuzhinë dhe na e tha si ide. Në momentin që ndodhi ajo gjë, i thash Nitës që shpirti i saj e di se për çfarë e bëri atë gjë. I thash mos prit që ajo gjë të aprovohet nga të gjithë, është opsionale. Unë zakonisht, e pyes personin në fjalë.
Nita: Arsyeja përse unë e pyta, ai e merrte për keq.
Qetsori: Ronaldo ka qenë shumë energjik këtë javë. Kishte ato planet e veta. Nita besoj se e bëri atë propozim, që ta çonte shtëpinë në një situatë normale. Ronaldo nuk donte ta kanalizonte Nitën.
Ronaldo: Më trajtoi si viktimë. A jemi të gjithë të barabartë?
Kristi: Mua më pëlqen kjo situatë që ndodhi në shtëpi. Mua më pengoj Nita pak. Kishte një lloj korrektësie të gabuar. Nuk më pëlqeu shumë këtu.
Nita: Mua më keni thënë që të bëja diçka.
Luizi: I thash për të pastruar miellin. Siç e kishte nisur Ronaldo, nita nuk po e përballonte dot.
Nita: Unë përballoj atë, ty dhe këdo. Ronaldo është viktimë e jotja Luiz.
Bledi: Je ushtar i plagosur. Je një viktimë dhe ushtar i plagosur. Nuk ke kurajo të jesh vetëvetja. I ke zënë vendin lojtarëve energjikë.
Zhaklin: Deklaratat e Ronaldos i besoj të gjitha. Ai dëshuiron të mos dalë sot dhe i tentoi të gjitha. Me të gjithë këtë debat, më duket artificial. Nita ka përdorur fytytën e saj të vërtetë. Nita e mori shumë seriozisht dhe u lëndua, ndërsa Ronaldo e ekzagjeroi pak me epitetet. Ai dha maksimumi këtë javë. Nuk mendoj se dëshira e tij ishte për të lënduar të tjerët.
Ronaldo: Si do kishe reaguar ti?
Zhaklin: E mendoj si Qetsori. Nita ka dashur ta përdorë këtë gjë, që si ledere sjell qetësi në shtëpi. E mendoj si Qetsori.
Bledi: Banorët na “kërcënuan” dje n darkë se nuk do flinim gjumë. Shkova në banjë dje në darkë dhe gjeta Ronaldon të përlotur, sepse kujtoi babain e tij. Unë nuk mbajta as inat me Ronaldon, madje i qëndrova pranë. Është situatë e vështirë dhe duhet t’i qëndrojmë pranë. Ai duhet të marrë një këshillë nga unë. Mbyllini sytë kur flini dhe flini në paqe.