JiL.al - Jeto i Lumtur

E reja vret në mes të rrugës kunatin..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një nënë e re ka vrarë me armë kunatin e saj në rrugë në Turqi, pasi e kishte përdhunuar dhe e kishte kërcënuar se do të postonte imazhet e seksuale në rrjetet sociale.

Një kalimtar kishte filmuar 33-vjeçaren Hulya Balikan, me pistoletë në dorë mbi trupin e pajetë të Ferdi Balikan më 3 prill në Turqi.

Pasi gruaja qëlloi për vdekje 41-vjeçarin nisi të bërtiste: “Ai më përdhunoi, unë jam gruaja e vëllait të tij, e vrava për të vendosur nderin tim ne vend, njerëz si ai nuk duhet të jetojnë”.

41 vjeçari vdiq pak më vonë në spital, ndërsa Balikan u vetëdorëzua në polici.

Mediat në qytetin turk të Sanliurfa, thanë se nëna e tre fëmijëve kishte pasur një lidhje me viktimën, teksa raportohet se kishte thënë më pas ne polici: “Ai kërcënonte të shpërndante në rrjet imazhet e kohës kur jetonim bashkë.”

Mediat citonin më tej nënën e tre fëmijëve të thoshte: “E bëra për nderim ti dhe nuk më vjen keq.”

“Ai më persekutonte gjithë kohës në telefon për të qenë me të. Kur unë refuzoja ofertat e tij të vazhdueshme ai kërcënonte të shpërndante imazhet e kohës kur jetonim bashkë në rrjetin TikTok.

“Kështu që mora pistoletën pa leje të im shoq dhe shkova në Sanliurfa, shkova në zonën Pasabagi e armatosur dhe e qëllova”.noa.al

Scroll to Top