Gabimet e burrave gjatë puthjes që vajzave nuk ju pëlqejnë fare

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Këtë momentin e kemi projektuar të paktën 10 herë në mendjen dhe diskutuar miliona herë të tjera me gocat në biseda WhatsApp-i. Gjithçka më poshtë, nëse ndodh na rrëzon çdo pritshmëri, prandaj mos i bëni!

Futja e gjuhës në gojë forcërisht dhe në mënyrë të papritur

Vetëm sepse gjuha është muskuli më i fortë në trupin tuaj, nuk do të thotë që duhet të tentosh ta fusësh në gojën krejt nga hiçi. Është e shpifur, e paedukatë dhe më bën të mendoj se do të kalosh menjëherë në seks pa pikën e paralojës.

Lënia e gjuhës në gojë si një peshk i ngordhur

Ky është një nga ato proceset e ndërmjetme kur ke mjaftueshëm siguri për t’i çuar gjërat deri në këtë pikë, po jo dhe aq siguri për ta lëvizur gjuhën e për të bërë diçka.

Të thithurat

Jo, jo dhe jo! Një e vetme dhe aksidentale, mund edhe të falet në një moment pasioni, por kaq.

Përdorimi i gjuhës në drejtim të paditur

Ti e di që duhet të bësh diçka, por duke mos pasur asnjë ide se çfarë është kjo diçkaja, fillon ta lëvizësh gjuhën pa asnjë drejtim apo qëllim të caktuar.

Mbajtja e buzëve të kyçura

Kjo do më bëjë të mendoj për disa alternativa të mundshme. 1. Çamçakëzi që po përtyp nuk është mjaftueshëm i fortë për të mbuluar aromën e sallatës me qepë që hëngra para nja dy orësh. 2. Unë puth kaq keq sa ti po mundohesh.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top