“Dy vajzat po i prishin punë Luizit”, moderatorja: Kiara s’ del pa rritur ndjekësit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të pranishëm në “Ftesë në 5” Albana Bejko, Olsi Abazi, Gazmend Ujkashi, Elona Nallbani dhe Indrit Murati, komentuan disa nga ngjarjet më pikante nga Big Brother Vip.

Abazi, miku i Kristit e konsideroi këtë të fundit si kundërshtarin e ri të Luizit.

“Kristi tashmë është protagonist, kurse Luizi është antagonisti siç ishte Olta dikur”, tha ai.

Sa i përket aleancave në shtëpinë e BBV, Gazmend Ujkashi u shpreh se Kiara dhe Efi i prishin punë Luizit.

“Efi përgjigjet në vend të Luizit. Por ne s’ duam të dëgjojmë Efin, duam Luizin”, tha ai.

E ndërsa më tej diskutimi u orientua te finalistët, moderatorja Albana Bejko e komentoi lojën e Kiarës si “përballje” me publikun jashtë.

“Qëllimi i Kiarës është të rrisë ndjekësit në rrjetet sociale”, u shpreh ajo.

Scroll to Top