Estetiste dhe shpërndarëse droge! Kush është 34-vjeçarja që u ofronte shërbime dhe kokainë klienteve?

Jil
Jil
1 Min Read

Tiranë- Denisa Bushka me profesion është estetiste dhe punonte me kohë të pjesshme në tre prej salloneve më të frekuentuara në Tiranë.

Por, përveç shërbimit primar të ofruar nga qendra, 34-vjeçarja u shiste klienteve të ndryshme edhe kokainë.

Pasditen e së martës, policia e Tiranës në rrugën “Bill Klinton” ushtroi kontroll ndaj estetistes ku i sekuestroi 40 doza kokaine gati për shitje.

Më herët, policia kishte marrë informacion se Denisa Bushka shpërndante kokainë në vendet e saj të punës por edhe në ende të ndryshme në kryeqytet ku kishte siguruar klientë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 34-vjeçarja siguronte sasi deri në gjysmë kilogrami në Fushë Krujë e më pas e ndante në doza, të cilat i shpërndante në 10 – 15 vende në ditë.

Kohët e fundit është vërejtur një trend i rritjes së femrave përdoruese të kokainës por edhe shpërndarëse. Pak javë më parë në një operacion të ngjashëm, policia arrestoi 40-vjeçaren Brikena Frakulli, e cila shpërndarjen e drogës e kishte shndërruar në një biznes familjar ku kishte angazhuar bashkëjetuesin dhe dy fëmijët e saj. Burimi: Gazeta Shqip

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *