Lorenc Hasrama zbulon një detaj nga njeriu i zemrës: Është Luan…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Lorenc Hasrama, ishte i ftuar mbrëmë në “Big Brother Radio”. Gjatë kësaj interviste në Top Albania Radio, këngëtari i njohur foli më shumë rreth lojës së tij brenda BB VIP si dhe detaje në lidhje me karrierën dhe projektet e tij.

Pjesë nga intervista:

Çfarë nënkupton me pjesën ‘nuk kam luajtur’?

E kam fjalën për këto strategjitë në kuadër të lojës. Unë mendoj që gjithsecili në fund të ditës tregon veten e vet. Përmes Big Brother unë kam dashur që njerëzit që s’më njihnin të më njohin.

Si ishte eksperienca jote 1-mujore në Big Brother?

Ishte një eksperiencë e bukur dhe kishte emocione të forta. Unë ec me parimin që nuk do të merret njeri me hallet e mia dhe më pëlqen të qesh edhe kur jam i mërzitur. Fati im i mirë ka qenë që kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me banorët në përgjithësi kështu që besoj se kam dalë i lumtur nga ky program.

Çfarë mund të na thuash për marrëdhënien tënde me Vis Pupën?

Visin e kam pasur mik që jashtë. Aty brenda shumë njerëz që s’më njihnin mendonin që isha këngëtar dasmash, por unë jam më shumë këngëtar modern. Me visin na ka puqur muzika shumë, unë e kam shumë qejf humorin dhe Visi është humorist tipik.

Cilat ishin gjërat që të shqetësonin brenda shtëpisë?

E para të lante gjithsecili pjatën e vet. E dyta këto debatet e krijuara kështu nga hiçi, bëjmë debat këtë javë që të rrimë në shtëpi. Unë isha në nominim dy herë dhe po njësoj isha.

Si po shkon marrëdhënia jote jashtë?

Mirë jemi. Unë jam shumë njeri privat te kjo pjesë. Por po ju them që unë jam shenja e Ujorit dhe ajo është një Luan.

Scroll to Top