“Kur s’do të ngrihesh nga krevati…”, Ermal Mamaqi flet për problemet gjatë jetës: Ja cili ka qenë momenti më i vështirë

Jil
Jil
1 Min Read

Aktori Ermal Mamaqi në “Më lër të flas” erdhi me disa rrëfime personale, të cilat janë momentet më të errëta në jetën e tij. Ai tregoi se ka pasur momente që kur është zgjuar nuk ka pasur dëshirën dhe vullnetin për tu ngritur nga krevati.

Sipas tij këto ndodhin kur dëshirat janë shumë të mëdha, ndërsa aftësitë për ndryshimin janë të vogla. Ndër të tjera Mamaqi shtoi se një miku i tij e ka ndihmuar të ringrihet sërish.

“Pjesa e trajnimeve të motivimit ka qenë një moment në jetën time, janë këto momente të errëta kur ti nuk çohesh dot nga krevati sepse disa gjëra po ndodhin. Në këto momente kur dëshirat janë shumë të mëdhaja, ti do të bëhesh i famshëm do të bësh para, kur dëshirat janë shumë të mëdhaja dhe aftësitë janë të vogla.

Ishte një moment shumë i vështirë në jetën time kur ti je gati për të kaluar, por nuk kam arritur deri në atë pikë, por jam këshilluar me disa psikologë”, tha komediani.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *