JiL.al - Jeto i Lumtur

Cfarë po ndodh? Luizi e shan Efin para të gjithëve, por kjo video zbulon lojën e tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjatë ditëve të fundit Luizi ka sharë e ka sulmuar Efin, duke thënë se kjo e fundit kërkon që të bëjë famë në kurriz të lojës së tij. Fillimisht Luizi foli gjatë me Kiarën duke thënë se do të hakmerrej ndaj Efit, me këtë të fundit që tentoi ta kundërshtonte duke thënë se sqarimi mes tyre do të duhej të bëhej jashtë shtëpisë së Big Brother.

Më tej këngëtari, tha se e donte Efin jashtë shtëpisë, dhe në sy të banorëve të tjerë, pa folur asnjë fjalë me banoren që konsiderohet edhe si mikesha e tij. Veprimi i Luizit ka nxitur shumë reagime në rrjet dhe ka ndarë sërish në dysh fansat, një pjesë e të cilëve besojnë se ai e bën të gjithën këtë për lojë, në mënyrë që të faktorizojë Efin.

Ky fakt përforcohet edhe nga një bisedë që Luizi ka pasur me Kiarën mbrëmjen e djeshme në oborr, ku e pyet atë nëse e ka besuar për situatën me Efin. ‘Ti se di a e kam seriozisht këtë punën me Efin, dhe ke frikë me më pyt. Se po thua pse ja thua të gjithë banorëve dhe sja thua asaj’,

 thotë Luizi me të qeshura, ndërsa Kiara nuk ka një përgjigje, dhe nuk di se cilin version të partnerit të saj të besoj.

Sonte po zhvillohet prime i radhës se Big Brother Vip Albania 2, ku po diskutohen ngjarje te ndryshme te ndodhura gjate javës, dhe me se shumti ato qe kur kane hyre banoret e rinje si Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo. Ata pasi u bene përsëri pjese e Bigut kane sjelle një fryme te re te lojës ku me se shumti po merr vëmendje Kiara e cila ka ndryshuar sjellën e saj tërësisht nga ajo qe ishte para se te dilte me votat e publikut. Shiko videon:

Scroll to Top