Shqiptari vret bashkëshorten nënë e tre fëmijëve. Më pas i dorëzohet policisë në Zvicër

Jil
Jil
1 Min Read

Zvicër- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Zvicër. Një shtetas shqiptar 42-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut ka vrarë gruan e tij 39-vjeçare. Tragjedia ka ndodhur në Erlen në Zvicër, rreth orës 11:00 ku 39-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesën e saj.

42-vjeçari ka telefonuar policinë duke thënë se kishte vrarë gruan e tij. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka vënë në pranga. Prokuroria publike ka nisur një hetim penal ndërsa policia ka nisur hetimet. Të afërmit e viktimës kanë treguar se 39-vjeçarja ishte nga Maqedonia e Veriut. Ajo ishte nëna e tre vajzave adoleshente.

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë janë konfliktet mes çiftit, pasi sipas të afërmve të tyre, ata ishin drejt divorcit, ndërsa burri kohët e fundit ka qenë i paaftë për të punuar për shkak të një sëmundjeje.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *