Kristi: Mbaje fort atë pak dinjitet që ke! Luizi: gabim zemra ime

Jil
Jil
3 Min Read

Ligjet e vendosura nga qeveria, u shoqëruan me debate të shumta gjatë gjithë javës, ndërsa momenti më kulminant, ishte kur Efi theu dy kokrra vezë në kokën e Kristit.

Ky i fundit reagoi ashpër dhe e cilësoi veprimin e Efit si dhunë fizike. Ai madje u shpreh se qeveria nxit vetëm dhunë dhe se shprehet vetëm me fjalë ofenduese e banale.

Kundër Kristit u kthyen thuajse të gjithë, në momentin që Vëllai i Madh shfuqizoi qeverinë, me argumentin se u keqpërdor pushteti.

Banorët u shprehën se ata po kënaqeshin dhe se për faj të Kritit, Big Brother shfuqizoi qeverinë.

Kristi: Atë pak dinjitet që të ka mbetur, mbaje fort.

Luiz: Unë prap të dua fort, për Zotin.

Krisit: Jo nuk  më do, ki respekt për veten. Më mërziti reagimi i banorëve. Ata duhet të më kishin thënë që ato vezët do bëhen në mënyrë humoristike, por ajo ishte dhunë. Efi nuk di ta marrë hakun në mënyrë tjetër, e merr me agresivitet. Luizi erdhi në mënyrë shumë intimiduese.

Luiz: Kristi zemra vogël, a më the Luiz nuk lejohet?

Kristi: Unë sa pash që ishit të katërt, ju po korruptonit çdo gjë, krijuat aleancë. Ju po ndërtonit një epitet terrorizues.

Luiz: Përese me thë, më thanë nuk lejohet të më thyen vezët në kokë?

Kristi: Kam të drejtë të them çfarë të dua. Luizi është i paaftë me këto strategjitë e veta. Unë nuk i bëj ato veprime, për të nxjerrë keq dikë.

Kiara: Unë i thash Kristit mos i merr seriozisht gjërat, se më nervozoi shumë kur po i kthehej në atë mënyrë banorëve. Çfarë ke? Ke gjithë këto ditë që na ngacmon.

Kristi: Ju po shijoni muajin e mjaltit, unë jam më aktiv. Ti provokon dhe intimidon gjithë kohën.

Luiz: Kur mo zemra ime?

Kristi: Gjithë kohën. Nga ty nuk dua fare dashuri.

Kiara: Kanë ndodhur edhe lojëra të tjera, dhe ti nuk ke reaguar kështu.

Kristi: Vazhdove ti me telenovela?

Kiara: Po çfarë të kemi bërë ore?

Kristi: Si mos reagoj unë, kur këtu po bëhet një padrejtësi?

Nita: Kristi ka qenë i vetëdijshëm për padrejtëitë e qeverisë. Ne prandaj u ngritëm në protestë dhe Kristi nuk u bashkua.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *